Një vajzë ka sulmuar fizikisht babain e saj, në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mosrespektim i urdhërave të gjykatës”.
















