Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Benjamin Netanyah

E publikuar: 23/11/2025 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra protesutes u mblodhën në qytetin verior izraelit Haifa, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Pjesëmarrësit brohoritën slogane që kritikonin veprimet e qeverisë dhe kërkonin ndryshim në udhëheqje.

Tubimi ishte pjesë e protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare në të cilat është shprehur kundërshtim ndaj vendimeve politike të qeverisë gjatë muajve të fundit.

Protestuesit u bënë thirrje autoriteteve t’u përgjigjen kërkesave popullore për zgjedhje të reja.