Sot OVL e UÇK’së proteston në Strasburg

E publikuar: 16/11/2025 07:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OVL e UÇK’së do të mbajë protestë sot në Strasburg para Këshillit të Evropës për, siç thonë ata, padrejtësitë në Hagë.

Protesta do të nisë në ora 13:00.

Sipas raportimeve, atje pritet të jenë rreth 6 mijë protestues.

Kjo është protesta e katërt- pas Hagës, Prishtinës e Tiranës.

Ka pasur paralajmërime që protestë e tillë do të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut.