Rasti i Kumanovës dëshmoi paaftësinë e lidershipit dhe intelegjencës kosovare!

12.05.2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti i Kumanovës dëshmoi paaftësinë e lidershipit dhe intelegjencës kosovare!

Lidershipi kosovar, kryeministri Isa Mustafa, Zv/kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i intelegjences kosovare duhet të japin llogari për atë se si mundet një grup prej 20 personash nga Kosova, të hyjnë në Maqedoni dhe të përleshen me policinë maqedonase, vlerësojnë për Zhurnal analistët politik.

Rasti i fundit në lagjen e Trimave në Kumanovë dëshmoi se “truri i personave” të cilët vranë tetë policë nga Maqedonia janë nga Kosova.

Sipas një dokumenti zyrtar nga Gjykata penale e Shkupit thuhet se në mesin e të arrestuarve janë Sokoli dhe Malisheva dhe shumë të tjerë nga Kosova, të cilët janë të moshës prej 25 deri në 30 vjeç.

Aksioni i fundit i policisë në Kumanovë hapi dyshime të mëdha se si është e mundur që qytetarë nga Kosova kur të duan të vijnë në Maqedoni dhe të shkaktojnë përleshje të armatosur.

Kjo vë në dyshim se si është e mundur që ky grup i rrezikshëm të mos kontrollohet nga shteti amë (Kosova) dhe shërbimi secret kosovar. Një gjë është tepër e paqartë, përvoja në Maqedoni flet se kosovarët kanë qenë të involvuar në shumë incidente që nga viti 2001 e këndej, vallë bëhet fjalë për mercenarë të paguar nga autoritetet maqedonase apo për diçka tjetër.
Edhe më tepër thellohet dyshimi kur ky grup lufton me policinë maqedonase më shumë se 30 orë, vret tetë policë dhe më në fund dorëzohet duke bërë vënë në dyshim “bashkëpunimin” dhe “sinqeritetin” e tyre me shërbimet sekrete maqedonase.

Ish diplomati Alajdin Demiri vlerëson se grupi nga Kosova që bëri incidentin në Kumanovë është i manipuluar nga lidershipi kosovar edhe atë duke përfshirë kryeministrin, ministrant dhe gjithë udhëheqësinë të dalë nga UÇK-ja e Kosovës. Sipas tij, këtë manipulim e kanë ndihmuar edhe struktura politike në Maqedoni.

“Lidershipi nuk reagoi aspak, për t’i menaxhuar këta ish ushtarë të UÇK-së. Ajo që është e rëndisishme, dyshimet se ata kanë qenë mercenarët, apo terroristët, këta apo ata. Mirëpo, te disa prej ata ka dosje të madhe të policisë për vepra penale. Esenca është se ata u bënë projekt i manipulimit, edhe atë manipulimit kombëtar, për të cilën me sukses e bënë struktuarat politike në Kosovë dhe strukturat politike në Maqedoni”, deklaroi për Zhurnal ish diplomati Alajdin Demiri.
Ai adreson kritika të ashpra ndaj ish zyrtarëve të UçK-së së Kosovës dhe Maqedonisë, pasi ata janë fajtor që i kanë lënë rrugëve dhe nuk i risocializuan prandaj edhe sot lehtë manipulohen në terrene të ndryshme.

“Nga numri i të vrarëve dhe të arrestuarve në konfliktin e Kumanovës ajo që mund të vërehet se shumica e tyre janë ish ushtarë të UÇK-ve. Edhe atë ish ushtarë të UçK-së në Kosovë, UÇPMB të Preshevës dhe ish ushtarë të UÇK-së në Maqedoni të Brigadës 135 ‘Mujdin Aliu’. Problemi është se pas luftës askush nuk u mor me risocializimin e tyre, as shteti i Kosovës e as zyrtarët e UÇK-së së Maqedonisë, edhe atë u lanë rrugëve, pa kurrfarë kujdesi dhe u trajtuan sikur asgjë nuk ka ndodhur. Filluan të marrin ngritjen dhe zbritjen e tyre në shoqëri duke funksionuar në mënyrë të pakontrollluar”, ka theksuar Demiri.

Ndërkohë njohësi i mirë zhvillimeve politike në Maqedoni, Naser Zyberi deklaron se sulmi në Kumanovë nuk është i motivuar politikisht, por dyhsimet janë se bëhet fjalë për mercenarë të paguar.

Sipas tij, pas publikimit të emrave nga MPB-ja del se një pjesë e tyre janë të njohur për opinionin, mirëpo ende nuk ka informacione të mjaftueshme se bëhet fjalë për një grup tepër serioz me platformë politike.
“Nuk shoh ndonjë mbështetje politike nga cili do qoftë subjekt politik, nuk shoh asnjë organizatë apo strukturë politike e cila i mbështet ata”, thekson Zyberi duke shtuar se motivet për sulmin në Kumanovë mund të jenë të ndryshme dhe deri tani të paqarta. Ai nuk përjashton mundësinë se bëhet fjalë për mercenarë të cilët kanë për qëllim që të kryejnë veprime të caktuara në Maqedoni dhe menjëherë të klargohen ngha vendi.
“Mund të bëhet fjalë për një grup të paguar të njerëzve, siç ka edhe informata. Mund të ketë ndonjë qëllim tjetër”, ka theksuar Zyberi.
Ndryshe, sipas informative të MPB-së liderët e grupit janë Muhamet Krasniqi – Malisheva, Sami Ukshini-Sokoli, Mirsad Ndrecaj – Nato, Begë Rizaj –Begu dhe Demë Shehu –Juniku./Indkesonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj