Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të komunës, bashkë me Albulena Haxhiun, deputete dhe nënkryetare e Kuvendit. Ai theksoi rolin e rëndësishëm të grave në Lëvizje dhe përkushtimin e tyre ndaj vizionit për një Gjilan më të mirë. Hyseni prezantoi planin për mandatin e ri dhe falënderoi për pjesëmarrjen në këtë tubim madhështor.
Postimi i plotë:
Gratë dhe vajzat janë forca e Lëvizjes, e sot si kurrë më parë ato janë rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë për Gjilanin.
BASHKË me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e forumit të gruas në Lëvizje, Albulena Haxhiun, deputetet e kuvendit dhe kandidatet tona për asamble, takuam sonte gratë dhe vajzat e komunës tonë.
Para tyre shpalosëm planin tonë, e vazhdimësinë e punëve të mira edhe në mandatin e ri.
Faleminderit nga zemra për këtë tubim madhështor.
#BASHKËpërGjilanin

















