Rama në Romë/ Merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, pritet nga Meloni

E publikuar: 10/07/2025 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, ku po merr pjesë në në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Kryeministri është pritur nga homologia e tij, Giorgia Meloni.