Abdixhiku pret në takim amabsadoren kroate, diskutojnë “ngërçin institucional”

E publikuar: 09/07/2025 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barišić.

LDK njoftoi përmes një komunikate se gjatë takimit, u diskutua “për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar si pasojë e ngërçit institucional të shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik të partisë së parë në vend.”

Njoftimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barišić.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar si pasojë e ngërçit institucional të shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik të partisë së parë në vend. Kryetari Abdixhiku ritheksoi nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale.

Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Barišić biseduan edhe për rëndësinë e përkrahjes dhe përfaqësimit të komunitetit kroat në Kosovë, si dhe nevojën për ofrimin e shërbimeve të drejta dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ato nga niveli lokal ku LDK udhëheq komunën përkatëse. Kryetari Abdixhiku theksoi përkushtimin e LDK-së për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve shumicë dhe pakicë, si gurthemel i stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.

Kryetari Abdixhiku gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme që shteti mik kroat i ka dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti në arenën ndërkombëtare dhe në proceset integruese.