Haradinaj: Votimi i fshehtë është bërë pa dakordim të Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 09/07/2025 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të 44-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se duhet t’u kthehet kushtetutshmërisë ligjore në këtë institucion.

“Ne jemi peng të VV-së dhe Kurtit. Ai që ka shumicën politike s’dëshiron me e bë (Kuvendin). Komisioni për votim të fshehtë është bërë pa dakordim të Kuvendit, edhe presidentja tha që duhet me marrë mendimin e Kuvendit. Po kërkojmë të kthehemi në Kushtetueshmërisë. Ai e ka ndarë mendjen të bëjë keq e më keq për Kosovën”, ka thënë ai para medieve.

Ai ka thënë se është në interes të kthehet votimi i hapur. Në votimin për Komisionin për votim të fshehtë nga 101 deputetët sa ishin në sallë, 55 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.