Analistit Xhevdet Pozhari duket se nuk i vjen mirë kur i referohen si “analist me qëndrime pro VV-së”, shkruan infosot.com
Ai thotë se këtë epitet e merr kur i thua gjërat shkurt e shqip, siç i mendon.
“Unë veç një telashe e kam – nuk më ka lënë memoria sa të harroj se si kanë rrjedhur proceset gjatë këtyre viteve në Kosovë. Gjë që më ndihmon të jem krejtësisht gjakftohtë nga zhurma e qëllimshme.
A jam i kënaqur me punën e disa ministrave? Hiq! A kanë treguar performancë shumë të mirë disa të tjerë? Po, absolutisht. A duhet të reflektojë kjo në Qeverinë Kurti 3? Jam optimist se po.
Por, qysh t’i quajmë ish funksionarët dhe aderuesit si “prurje të reja” nëpër partitë politike që pas dështimeve kthehen nëpër studio televizive si analistë. Dhe, e shprehin gjithë atë urrejtje kundër Albin Kurtit veç pse i ka pensionuar nga politika dhe funksionet (lexo: privilegjet). Ata qenkan të “pavarur” pse shprehin frustrimet e tyre, e unë “pro-VV” veç pse i them të mendimet e mia, pa zbukurime!”, shkruan Pozhari.


















