Inspektorati Policor i Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e vdekjes së një qytetari në qytetin e Lipjanit, pas një ndërhyrjeje nga patrulla policore në rrugën “Haradin Bajrami” – rreth mesnatës së 7 korrikut.
Sipas IPK-së, hetuesit kanë intervistuar dëshmitarë okularë dhe kanë nisur mbledhjen e provave materiale, duke përfshirë incizime nga kamerat e sigurisë dhe telefonat celularë, të cilat do të përdoren në analizat e mëtejshme për të përcaktuar nëse veprimet e policisë ishin në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet profesionale.
Në mënyrë të përkohshme, janë suspenduar pesë punonjës të Policisë së Kosovës – përfshirë një rreshter dhe katër policë – si masë administrative ndërmjetëse, për të siguruar një hetim të paanshëm pa ndikim në vijimësinë e tyre ligjore apo profesionale. IPK thekson se trajtimi i rasteve me pasoja tragjike është prioritet i lartë dhe çdo dëm individual apo institucional do të adresohen në përputhje me gjetjet e hetimit dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Hetimi i IPK-së është i pavarur, objektiv dhe gjithëpërfshirës, dhe synon thellimin e plotë të provave për të vendosur pasojat ligjore përkatëse.

















