Arrestohet i dyshuari për sulmin fizik në oborrin e Gjykatës në Suharekë

E publikuar: 18/06/2025 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për një sulm fizik të ndodhur në oborrin e degës së Gjykatës Themelore në Suharekë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka konfirmuar se personi i dyshuar është ndaluar menjëherë pas incidentit.

I dyshuari kishte sulmuar fizikisht një tjetër person me një mjet të fortë, ndërsa të dy ishin palë në një seancë gjyqësore që po zhvillohej atë ditë.