Ironizon Pozhari: Memli Krasniqit goxha mirë po i shkon matematika në politikë!

E publikuar: 16/06/2025 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se “matematika është e thjeshtë, 19 vota të LDK dhe të tjerat do t’i gjente vetë” për krijimin e qeverisë, shkruan infosot.com

Pozhari ka ironizuar duke thënë se “Memli Krasniqit goxha mirë po i shkon matematika në politikë!”.

“Si ai gjithkush ka qef me qenë kryetar, pa e sprovuar veten kurrë në garë. As për kryeministër, as për kryetar komune.
Mjafton veç me ja garantu me mbet diqysh kryetar partie, e mandej ai bon matematika qysh me ja grabit të parit pushtetin.
Pasi po i ecë, pse jo”, ka shkruar Pozhari.

Shkrimi i tij:

Memli Krasniqit goxha mirë po i shkon matematika në politikë!
Si ai gjithkush ka qef me qenë kryetar, pa e sprovuar veten kurrë në garë. As për kryeministër, as për kryetar komune.
Mjafton veç me ja garantu me mbet diqysh kryetar partie, e mandej ai bon matematika qysh me ja grabit të parit pushtetin. 🤭
Pasi po i ecë, pse jo.