Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka folur pas protestës së bizneseve sot dhe deklaratës së kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që i krahasoi me barrikadat në veri tëvendit.
Haradinaj tha në Debat Plus se Kurti po i sulmon prodhuesit e vendit, duke e fajësuar atë se nuk ka ndërrmarrë hapa me kohë për tejkalimin e situatës, përcjell infosot.com
“Kjo që po bën Kurti është në interes të atyre që kanë bërë barrikada në veri ky po e sulmon themelin e ekonomisë tonë po i sulmonë prodhuesit”, shtoi Haradinaj./infosot.com















