Krasniqi mbledh Kryesinë në ora 15:00, diskutohet propozimi i LDK-së për qeveri tranzitore

E publikuar: 07/05/2025 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës do ta shqyrtojë sot propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e presidentit të ri, vitin që vjen.

Diskutimi, siç paralajmëroi mbrëmë kryetari Memli Krasniqi, do të bëhet në mbledhjen e rregullt të kryesisë së PDK-së.

Merret vesh se kryesia e PDK-së pritet që të mblidhet sot në ora 15:00.

Pas mbledhjes, qëndrimi i partisë së dytë në vend, për propozimin e Lumir Abdixhikut, pritet të kumtohet përmes një komunikate për media.