Dy persona u përleshen në Strellc të Deçanit, detajet i jep Policia

E publikuar: 07/05/2025 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje ka ndodhur në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se përleshja e nisur në lokal ka vazhduar edhe jashtë, ku më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, ka deklaruar Gashi.