Deputetët mblidhen sot për të 12-ën herë në tentativën për ta konstituuar Kuvendin

E publikuar: 07/05/2025 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot për të 12-ën herë me radhë do të mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë e cila zhvillohet 48-orë nga paraprakja, do të mbahet nga ora 10:00.

Seanca e së hënës u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.