Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi LDK refuzoi koalicionin me LVV-në, duke propozuar krijimin e një qeverie të tranzicionit.
Në një postim në Facebook, Basha tha se për LVV-në është e pamundur bashkëpunimi me “të vjetrën”.
“Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, ‘jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!’ Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme. Ti vazhdo me ta, ne jo! VVazhdojmë”, shkroi ai.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar krijimin e një qeverie të tranzicionit, si përgjigje ndaj ftesës së Albin Kurtit për një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së.

















