Nuk ka festë për 1 maj në Gërmi, Komuna bllokon qarkullimin për automjete

E publikuar: 30/04/2025 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia” për 1 maj.

Sipas njoftimit të Komunës, ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në “Gërmi” do të kenë mundësi të kalojnë vetëm autobusët e linjës 4 të Trafikut Urban, automjetet e Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe automjetet e emergjencës.