Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës

E publikuar: 21/04/2025 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Donald Trump / Foto: FB profil

Donald Trump / Foto: FB profil

Në momentet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

“Melania dhe unë do të shkojmë në funeralin e Papa Françeskut, në Romë. Mezi presim të jemi atje!” ai poston në platformën e tij “Truth Social”.

Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se nuk kishte ende plane që Trump të udhëtonte në Vatikan për një shërbim përkujtimor, ka raportuar BBC.