Tahiri i PDK-së: Retorika anti-UÇK, Albin nali zagart që po lehin

E publikuar: 22/12/2024 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një bisede gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së, doli në pah një rast interesant. Sipas gazetarit, një person nga jashtë e kishte kontaktuar dhe i kishte propozuar një ofertë të pazakontë: “Sa para duhet me të pagu për me reklamu Albinin, vetëm që këta kriminelë e UÇK-së të mos vijnë në pushtet?”

Tahiri thotë se qëndrimet e Albin Kurtit janë në kontradiktë me mendimin e shumicës së popullit dhe i bëri thirrje atij që të distancohet nga fryma anti-UÇK, duke e quajtur atë një turp për vetë të kaluarën e luftës. Ai akuzoi Kurtin për mbështetje të elementeve negative në shoqëri dhe kërkoi që ai të ndalojë përkrahësit e tij të flasin kundër vlerave më të çmuara të popullit.

Postimi i plotë:

Albin nali zagart qe po lehin.

Duke biseduar me një gazetar për punën e marketingut, ai më tregoi se një person nga jashtë e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë: “Sa para duhet me të pagu për me reklamu Albinin, vetëm që këta kriminelë e UÇK-së, të mos vijnë në pushtet!

Unë e di që populli nuk mendon si ai, por as nuk e di çfarë atij i ka bërë UÇK-ja që shpreheshin ashtu…???

Albinit duhet t’i vijë turp për frymën anti-UÇK që ka ushqyer. Nëse nuk i vjen turp nga kundërshtarët politikë, duhet t’i vijë turp nga ata të UÇK-së që i ka në listë.

Mosdistancimi i tij ndaj kësaj kategorie të ulët të shoqërisë është mesazh mbështetës për ta.

Albini duhet t’i ndalojë zagarët që lehin rrugëve kundër vlerës më të çmuar të popullit.