“Kaka nga Mali” përforcoi Barcelonën, u desh të prisnin të mbushte 18 vjeç për ta transferuar

E publikuar: 18/12/2024 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ibrahim Diarrës, mesfushorit të ri 18-vjeçar që do t’i bashkohet fillimisht ekipit të të rinjve dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028

Diarra vjen nga Academie Africa Foot dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare me Barçën. Ibrahim Diarra shkëlqeu në Kupën e Botës U-17 në vitin 2023 me Malin dhe për shkak të stilit të tij të lojës, ai quhet “Kaka nga Mali”.

Ai është i pajisur me shpejtësi dhe forcë, driblime dhe teknikë të shkëlqyer dhe përveç mesfushës mund të luajë edhe në krah.

“Ibrahim Diarra, i njohur si Kaká nga Mali, i është bashkuar Barcelonës. I urojmë guxim dhe sukses në këtë fazë të re”, njoftoi Africa Foot Academy në rrjetet sociale.

 

 

Ibrahim Diarra iu bashkua ekipit B të Barcelonës për t’u përshtatur më mirë me klubin, pas së cilës do të integrohet përfundimisht në ekipin e parë, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Barcelona duhej të priste që Ibrahim Diarra të mbushte 18 vjet për të respektuar një rregull të FIFA-s që ndalon nënshkrimin e futbollistëve jashtë BE-së nën moshën 18 vjeçare.