Kombëtarja e Kosovës e nis kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror, si mysafire e Zvicrës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten më 5 shtator 2025.
Tri ditë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë.
Më 10 tetor, sërish Kosova luan para tifozëve të vetë, pasi atë të premte e pret Slloveninë.
Më pas më 13 të po atij muaji, udhëton te Suedia, njofton Klankosova.tv
E shtuna e 15 nëntorit është rezervuar për arenën e Lubjanës, ku reprezentacioni ynë shtetëror është mysafir i sllovenëve.
Kampanja kualifikuese mbyllet në Prishtinë, ku vjen Zvicra.
Të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses kosovare, fillojnë në orën 20:45.