Shqipëria e fillon fazën e kualifikimeve për Botërorin 2026, si mysafire e Anglisë.
Kjo ndeshje zhvillohet më 21 mars 2025.
Pas tri dite, në stadiumin “Air Albania” vjen Andorra.
7 qershori 2025 është data kur Shqipëria si vendase luan kundër Serbisë.
Tri ditë më vonë, “Shqiponjat” fluturojnë drejt Letonisë.
Me këtë kundërshtar është edhe dueli i 9 shtatorit, i cili luhet në Tiranë.
11 tetor 2025, zhvillohet përballja Serbi – Shqipëri, raporton Klankosova.tv.
Në udhëtim, kombëtarja Kuq e Zi e ka edhe ballafaqimin e radhës, pasi më 13 nëntor është mysafire e Andorrës.
Kampanja eliminatore për Shqipërinë mbyllet në “Air Albania” kundër yjeve anglezë.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 20:45.