Tifozët e Elbasanit, të njohur me emrin “Tigrat Verdheblu” kanë reaguar ashpër ndaj klubit të tyre.
Ky reagim vjen si pasojë e emërimit të trajnerit serb Ivan Gozdenovic nga klubi shqiptar.
Pak orë më parë, AF Elbasani njoftoi se ka nënshkruar me trajnerin serb, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Roberto Bordin.
Por, kjo s’i pëlqeu tifozëve të Elbasanit, të cilët e konsideruan vendimin e klubit si provokim dhe nënçmim të nacionalitetit shqiptar.
Postimi i plotë:
“Reagim!
Ditën e sotme pas largimit të trajnerit Roberto Bordin që gjejmë rastin ta falenderojmë publikisht për kontributin e tij, drejtuesit kanë prezantuar teknikun SERB Ivan Gozdenoviç.
Tifogrupi “TIGRAT VERDHeBLU” ndihen të indinjuar për këtë vendim. E konsiderojmë këtë lëvizje provokim dhe po ashtu një nënçmim të nacionalitetit tonë kombëtar. Elbasani është një fanellë me traditë dhe sigurisht nga pas ka patur gjithmonë mbështetjen e pakursyer tonën në çdo stadium të shqipërisë.
Një mbështetje e cila do reduktohet deri sa klubi të reagoj për këtë vendim absurd. Elbasani gëzon një vend të veçantë në zemrat tona dhe ne do të vijojmë të brohorasim për fanellën, për qytetin për lavdinë!”, shkruhet në njoftimin e tifogrupit “Ultras Tigrat Verdheblu”.