![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2024/05/prokuroria-speciale-696x461-1-compressed-660x400.jpg)
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë.
Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.