Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik

E publikuar: 04/05/2024 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik.

Sipas mediave greke, 41-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe në shpatull dhe për pasojë nuk ka arritur të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Stavroupoli, në Selanik.

Viktima është qëlluar nga një automjet në ecje, dhe dyshohet se në makinë ndodheshin një burrë dhe një grua.

41-vjeçari ishte duke lëvizur me motoçikletë, dhe dyshohet se është qëlluar të paktën tre herë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.