Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik, këtë të hënë, në Itali.
I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua, në veri.
25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, raporton topchannel.
Policia rrugore e Verona Sud, zbuloi se aksidenti ndodhi pas një aksidenti të mëparshëm, ku një kamion u përmbys në rrugë rreth orës 06:20 të mëngjesit.
Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë kur një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin e trafikut.
Në orën 9:40, rruga u mbyll sërish për të zhvendosur rimorkion, dhe në këtë moment, i tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vënë re mjetet e ndalura dhe është përplasur.