Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, u takuan ditën e sotme në Stamboll.
Sipas mediave të huaja, ky ishte takimi i parë mes të dyve që kur Izraeli filloi operacionin e tij në Gaza.
Presidenca turke tha në një deklaratë: U diskutuan çështjet që lidhen me sulmet e Izraelit në tokat e Palestinës, veçanërisht në Gaza, përpjekjet për dërgimin e duhur dhe të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm të paqes në rajon.
Erdogan gjithashtu theksoi se “Izraeli nuk duhet të përfitojë nga zhvillimet (midis Iranit dhe Izraelit) dhe se është e rëndësishme të bëhen përpjekje që do të tërheqin vëmendjen përsëri te Gaza.” – shtohet në deklaratë.
Anëtari i NATO-s, Turqia ka denoncuar ofensivën e Izraelit në Gaza pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Erdogan e ka quajtur Hamasin një “lëvizje çlirimtare” ndërsa ka kritikuar Perëndimin për atë që ai e quan mbështetjen e tij të pakushtëzuar të Izraelit.