Prokuroria e Brukselit ka dhënë pretencën për grupin e trafikut të kokainës të përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë. Për shtatë prej të pandehurve të cilët mungonin në seancë u kërkuan 9 deri në 10 vite burg.
Dyzet persona të cilët kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore për dosjen “Black Eagle”, akuzohen se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale në trafikun e gjerë të kokainës mes viteve 2018 dhe 2022.
Prokuroria kërkoi dënim me 9 vite burg për Diego VS, Rosalino MC dhe Erick BA, tre të pandehur me kombësi kolumbiane, të cilët, sipas hetimeve, luanin rolin e “kimistëve” në laboratorët e përpunimit të kokainës që ishin organizuar në garazhe në vende të ndryshme të Belgjikës.
Po ashtu për 4 të pandehurit e tjerë që mungonin në seancë, u kërkuan 10 vite burg, konkretisht për Carlos DC, Llazar S., Fjodor B. dhe Aldo T.
Shqiptari Fjodor.B dyshohet se përveçe drejton grupin e trafikut të kokainës, rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të dhunës në Berlare në 18 shtator 2021 ku u rrëmbye një shofer kamioni të cilin e detyruan t’i çonte aty ku kishte parkuar automjetin ku ishte fshehur kokaina.