Më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas një raporti të ri nga UN Women.
Sipas mediave të huaja, Agjencia e OKB-së thotë se ndërsa lufta arriti kufirin e saj gjashtëmujor, “vazhdon të jetë një luftë kundër grave”.
Nga 10,000 gra të vrarë, thotë agjencia e ndihmës, 6,000 gra kanë lënë pas rreth 19,000 fëmijë jetimë.
Po ashtu në raport thuhet se ato që kanë mbijetuar janë zhvendosur, të vejat janë përballur me urinë, duke shtuar se më shumë se një milion gra dhe vajza në Gaza “pothuajse nuk kanë ushqim, nuk kanë qasje në ujë të sigurt, tualete, kushtet e duhura higjeno-sanitare, duke u rritur mes kushteve ç’njerëzore të jetesës”.
Siç raportuam më herët sot, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se më shumë se 33,843 palestinezë janë vrarë që nga tetori.