Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pyetur zv.kryeministrin e Moldavisë se si do të votojë ky shtet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Tahiri e ka publikuar edhe përgjigjen e zv.kryeministrit moldav, i cili ka thënë se janë të kënaqur që kanë raporte të mira politike me shtetin tonë dhe sa i përket votimit do të vendosin në vijim.
“Kur është fjala te votimi i delegacionit tonë, duhet të ndajmë Qeverinë nga Kuvendi, anëtarë i të cilit kam qenë, pra nuk mund të flasë në emër të tyre, ata do të vendosin nesër. Mirëpo, siç e dini për Moldovën kjo është një çështje e ndjeshme, për shkak të çështjes së Transnistrisë, e cila është një çështje e vështirë për ne, por njëkohësisht mundem vetëm t’iu risiguroj, që jemi të kënaqur që kemi raporte të mira politike, dhe ishim të kënaqur që në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, vitin e kaluar, mirëpritëm presidentën tuaj, pra është një punë në progres, gjë që shpresoj se do të mirëkuptoni pozicionin tonë!” – thuhet në përgjigjen e tij.