Presidenti i SHBA, Joe Biden
Para se Irani të lëshonte dhjetëra dronë drejt Izraelit, Presidenti Joe Biden të premten e bëri të qartë se SHBA do të ndihmonte në mbrojtjen e aleatit të saj.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses.”
SHBA ka forca në Irak dhe Siri që potencialisht mund të interceptojnë dronët gjatë rrugës për në Izrael, në varësi të vendndodhjes nga e cila janë nisur.
Forcat e marinës amerikane në Detin e Kuq kanë kapur më parë raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga Huthi në Jemen drejt Izraelit./Express