100 dronë kamikazë dhe raketa me rreze të shkurtër janë lëshuar sonte nga Irani, në drejtim të Izraelit.
Forcat izraelite presin që mbërritja e dronëve të parë nga Irani të ndodhë brenda 2 orëve.
“Sulmi i parë me dron iranian do të arrijë në Izrael brenda dy orësh”. Ky është vlerësimi – në kundërshtim me informacionet e qarkulluara më parë – të burimeve të mbrojtjes izraelite, raporton Haaretz.
Me urgjencë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur mbledhjen e kabinetit të luftës në Tel Aviv, pas fillimit të sulmit në Iran.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka publikuar një video përmes së cilës deklaron se është duke i percjellur dronët që po vijnë në drejtim të vendit.
Në video shihen edhe dronë duke u rrëzuar, pas kundërpërgjigjes së izraelitëve.