Përveç Irakut e Izraelit, edhe Libani mbyll hapësirën ajrore

E publikuar: 13/04/2024 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria libaneze e Punëve Publike dhe Transportit, ka njoftuar se hapësira ajrore e këtij vendi do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit pas zhvillimeve rajonale.

Ministria, në një deklaratë, ka thënë se mbyllja është një masë paraprake dhe është efektive në orën 1 të mëngjesit me orën lokale deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

Ky vendim nënkupton ndërprerjen e plotë të operacioneve të navigimit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit Rafic Hariri, gjatë periudhës së specifikuar.

Kujtojmë që më herët edhe Iraku e Izraeli mbylli përkohësisht hapësirën ajrore.