AAK njofton se sot pasdite mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për koalicionin me NISMA-n

E publikuar: 17/01/2024 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK ka bërë të ditur se sot pasdite do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt.

Pas kësaj mbledhjeje, në orën 18:00 në selinë e AAK-së do të mbahet edhe një konferencë për media lidhur me këtë zhvillim.

Arritja e kësaj marrëveshje politike vjen kur tashmë Kosova ka hyrë pothuajse në një vit zgjedhor dhe kur gjithandej nëpër studio televizive flitet për zgjedhjet e reja.