Politika e Kosovës para çlirimit në raport me Shqipërinë si dhe përçarjet e para, flet Hasani (VIDEO)

E publikuar: 11/01/2024 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar mbi marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë, gjatë kohës kur në krye të shtetit ishte presidenti Ibrahim Rugova.

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, profesori dhe veprimtari i njohur, ka thënë se politika e asaj kohe mes dy shteteve ishte superiore, deri më 1993 kur nisën përçarjet e para, e që sipas tij u nxitën nga njerëzit përreth ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

“Politika e asaj kohe e Kosovës në raport me Shqipërinë ka qenë superiore, Rugova ka qenë superior ndaj gjithë spektrit politik pushtet dhe opozitë. Mosmarrëveshjet që lindnin në Kosovë barteshin edhe atje te qeveria në ekzil. Pas 1993 ka nisë me u zhvillu një dinamik tjetër dhe unë besoj që përçarjet kryesore i kanë bërë njerëzit rreth kryeministrit Bukoshi. Ka qenë luftë për pushtet. Pushteti moral i asaj lëvizje është i papërsëritshëm, se ka qenë racional”, tha Hasani.

Ai po ashtu foli edhe për acarimin e raporteve mes dy shteteve më 1994, duke treguar një përgjigje epike të Rugovës atë kohë për këtë temë, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim: