Ky është i riu nga Prizreni që dyshohet se vrau vetën me “AK 47”

E publikuar: 10/01/2024 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në Prizren.

Hetimet kanë nisur dhe sipas policisë bëhet fjalë për vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.

Në rrjete sociale, familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri është Durim Kastrati.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.

“Ai ka thënë se dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.“Me datë 10.01.2024, rreth orës 14:42 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast të dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24- vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.”- ka njoftuar ai.