Transferohet në Shkup personi që ra në greminë në Istog

E publikuar: 10/01/2024 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person mesditen e sotme ka rënë në një greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut. Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Por ai tashmë është transferuar në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan indeksonline.

Agron Çitaku, mjek kujdestar në Qendren Emergjente në QKUK  ka thënë se personi në fjalë është dërguar për trajtim të boshtit kurrizor në Shkup.

“Pacienti është transferuar në Shkup, për trajtim të boshtit kurrizor”, tha Çitaku.