Abbas në takim me Blinkenin, i kërkon konferencë të paqes

E publikuar: 10/01/2024 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në takimin e sotëm me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, kërkoi që të realizohet një konferencë ndërkombëtare e paqes për siç tha ” t’i dhënë fund pushtimit izraelit të tokës së Shtetit të Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, i cili arrin paqen dhe sigurinë për të gjithë”.

Ai gjithashtu tha se Gaza është pjesë përbërëse e shpresave të shtetësisë palestineze, dhe nuk duhet të ndërpritet si rezultat i luftës së Izraelit me Hamasit, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Abass mes tjerash deklaroi se palestinezët nuk duhet të zhvendosen në Gaza ose Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.