Nga e mërkura gjërat do të bëhen shumë të vështira për shumë udhëtarë në Gjermani. Kjo pasi që protestat pritet të fillojnë në të gjithë vendin.
Poashtu pritet të ketë grevë që pritet të zgjasë nga ora 2 e mëngjesit të së mërkurës deri në orën 18:00 të së premtes.
Në shumë qytete, fermerët do të dalin në rrugë të hënën për të protestuar kundër shkurtimeve të planifikuara të subvencioneve. Autostrada midis Berlinit dhe Hamburgut do të bllokohet.
Shoqata Gjermane e Fermerëve po planifikon një javë protestash që do të kulmojnë me një demonstrim në Berlin më 15 janar.
Siç shkruan policia e Mynihut në X, rreth 5,500 traktorë janë aktualisht në rrugën e tyre për në qendër të Mynihut.
Policia shoqëron me forca trafiku fermerët protestues. Qasja në qytetin e Cottbus së shpejti nuk do të jetë më e mundur për shkak të bllokadave të fermerëve.