Alarmon vajza e Sandulloviq: Babanë duan ta vrasin në burg, s’po na jepin informacione për të

E publikuar: 08/01/2024 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç, dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse ishte ta vizitonte në burg.

Ajo theksoi se autoritetet po fshehin informacionin, pasi sipas saj të atin duan të ja vrasin në burg.

“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin”-tha ajo.