Joe Biden do të mbajë fjalimin tradicional më 7 mars në Kongresin Amerikan.
Sipas traditës, presidenti amerikan ka pranuar ftesën e dërguar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson.
“Në një kohë kur vendi ynë po përballet me sfida, kam detyrë solemne t’ju ftoj të drejtoheni në seancën e Kongresit të enjten, më 7 mars, në mënyrë që ashtu siç e kërkon Kushtetuta, të na informoni për gjendjen e Unionit”, shkroi Johnson në platformën X.
Më pas Biden u përgjigj në të njëjtën platformë se ai “mezi pret” për të mbajtur atë fjalim.
Ky fjalim do të ketë një rëndësi të veçantë sepse në fund të vitit në Amerikë do të mbahen zgjedhjet presidenciale.