Bolivia raportoi të premten sekuestrimin më të madh të kokainës në histori të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për më shumë se 8 ton drogë të destinuar me sa duket për në Holandë dhe të gjetur në një ngarkesë masive me lëndë drusore muajin e kaluar.
Dhe “kokaina pluhur” thuhet se kishte një “vlerë rruge” prej rreth 526 milionë dollarë, njoftoi ministri i Brendshëm, Eduardo del Castillo.
“Sasia më e madhe e kokainës e kapur në historinë e vendit tonë” u zbulua në një kamion në një rrugë të Andeve më 30 dhjetor, i fshehur mes një ngarkese lëndë druri me destinacion Evropën, citohet të ketë thënë ministri.
Katër persona u arrestuan, duke përfshirë një shtetas kolumbian i përshkruar si një “peshk i madh” në tregtinë e drogës.
Bolivia është prodhuesi i tretë më i madh në botë i kokainës pas Kolumbisë dhe Perusë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Bolivia lejon kultivimin e 22,200 hektarë – përdorim në çaj dhe për rituale fetare – për të siguruar tregun e ligjshëm, por një pjesë fshihet për prodhimin e paligjshëm të kokainës.