Presidentja Osmani uron Krishtlindjet ortodokse

E publikuar: 07/01/2024 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjet ortodokse.

Zyra e Presidentes ka dalë me një njoftim ku thuhet se Osmani uron që në këtë ditë shtëpitë e besimtarëve orotodoks të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

Urimi i plotë i presidentes Osmani:

Presidentja Vjosa Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!

Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!