Dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë trafiku në Hungari.
Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë plagëve nga ky aksident, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka dhënë Bashkim Hoxha, vëllau i Kushtrimit, njëkohësisht vëllau i bashkëshortes së Jetmirit.
“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë”, ka shkruar ai.


















