Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela e ka përfunduar angazhimin e tij në presidencë.
Sipas njoftimit, Vela do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes, duke mos e bërë të ditur arsyen e këtij largimi.
“Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Vela ishte emëruar si shef i stafit të presidentes Osmani më 7 prill të vitit 2021.


















