Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në veturë pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë

E publikuar: 29/11/2023 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Dalip Alshiqi”, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua.

Insajderi mëson nga burimet se viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti se viktimën e kanë gjetur në një veturë pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:20.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.