Fermë kanabisi me vlerë 670 mijë paund, arrestohet shqiptari në Britani

E publikuar: 29/11/2023 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata në Britaninë e Madhe, pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një banesë.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Marsel Ndokaj, i cili u dënua me dy vite burg pasi u arrestua në një shtëpi, brenda së cilës po kultivonte plot 400 bimë kanabisi.

Banesa u gjet në Skipton, North Yorkshire, ndërsa droga që do të prodhohej e kalon vlerën e 670 mijë paund.

Kanabisi po rritej në tre dhoma dhe brenda u gjetën transformatorë elektrikë me vlerë rreth 7,000 paund, si dhe ndriçim, ventilatorë dhe pajisje ventilimi./albeu.com