Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për krime të rënda, ka filluar seanca ndaj e tre të akuzarve për sulm ndaj analistit dhe gazetarit, Valon Syla.
Të pranishëm në sallë janë tre të akuzuarit si edhe Valon Syla, nga ana tjetër me mbrojtësin e tij.
Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmija e gazetarit Ilir Mirena, i cili ishte prezent në momentin e sulmit ndaj Sylës.
Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, të cilët akuzohen për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.
Gjatë leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, të akuzuarit nuk u ngritën në këmbë.
Kurse, kur u pyetën se përse nuk u ngritën në këmbë nga gjykatësja Violeta Namani, ata pretenduan se është “jashtë rregullave fetare”.
Më pas, gjykatësja ka theksuar se nuk e sheh të domosdoshme që të akuzuarit të ngrihen në këmbë dhe se të njëjtit do të ngrihen kur t’u lexohet aktakuza.
E gjithë kjo ndodhi pasi prokurorja speciale kërkoi që të konstatohet nga gjykatësja Violeta Namani, se cilat janë arsyet e mosrespektimit të rregullave procedurale.
Gjykimi po vazhdon me deklarimin e të akuzuarve lidhur me akuzën.
Më poshtë mund të gjeni disa prova të marra nga Policia e Kosovës rreth sulmit të të akuzuarve ndaj Valon Sylës.

Pamje nga lokali ku u sulmua gazetari Valon Syla. Në foto ora e njërit nga sulmuesit dhe palloma me njolla gjaku të gazetarit Syla (Foto: Ridvan Emini)



















