Sipas raportit 24-orësh. një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Pejë.
Disa persona të panjohur kanë hyrë në banesën e viktimës (mashkull kosovar), nga ku kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte pasur një shumë të konsiderueshme parash.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


















